Arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës, dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës, dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit

    Insajderi
    08 September 2025 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton se pas pranimit të një informate ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në K.K. Mitrovicë jugu.

    “Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik”, thuhet në njoftim.

    Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark