Insajderi
Lajme

Pacolli: Jam i shokuar nga vrasja e ish-pjesëtarit të UÇK-së

Insajderi
23 April 2016 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i shokuar nga vrasja e një ish-ushtari të UÇK-së, për të cilin Insajderi ka raportuar të premten në mbrëmje se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

“I prekur thellë dhe i shokuar nga vrasja makabër e një ish-pjesëtari të UÇK-së. I ndjeri kishte ardhur nga Zvicra për t’u çmallur me familjen dhe atdheun. Si mundet dikush të presë me plumb në kokë dikënd që ka luftuar për lirinë e vendit?”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Nuk di çka po ndodh me njerëzit tanë në Kosovë, ku humanizmi, morali e përgjegjësia njerëzore lënë për të dëshiruar”.

Insajderi ka raportuar se Bedri Curri, i gjetur i vrarë mbrëmë në fshatin Korreticë të Drenasit, besohej se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Burime të afërta me hetimet për krime lufte i kanë thënë Insajderit se Curri, ka qenë dëshmitar për zonën e Berishës. Një gjë të tillë e kanë thënë edhe burime nga Policia e Kosovës, bazuar në deklaratat e familjarëve të të ndjerit./Insajderi.com

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark