“U duk si një grusht në ...”, Federata e Futbollit të Suedisë me reagim pas humbjes nga Kosova - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “U duk si një grusht në …”, Federata e Futbollit të Suedisë me reagim pas humbjes nga Kosova

    Insajderi
    09 September 2025 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Suedisë e ka cilësuar si të merituar fitoren e Kombëtares së Kosovës të hënën mbrëma në Prishtinë.

    Dardanët morën një fitore të madhe dje (e hënë) në stadiumin Fadil Vokrri, duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0, falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit.

    Kjo fitore e Kosovës u vlerësua edhe nga vetë Federata e Futbollit të Suedisë, e cila e cilësoi humbjen e tyre si “një grusht në stomak”.

    “Nëse humbja e pikëve në Lubjanë kundër Sllovenisë u duk e hidhur gjatë ndeshjes hapëse të kualifikueseve të Kupës së Botës të premten, humbja ndaj Kosovës në Prishtinë të hënën u duk si një grusht në stomak për të gjithë të përfshirët”.

    “Kosova ndoqi planin e saj të lojës në mënyrë të përsosur dhe kundërsulmoi Suedinë, e cila pati vështirësi në krijimin e rasteve për shënim në humbjen 2-0”, ka shkruar Federata e Futbollit të Suedisë në raportin e saj.

    Ndryshe, edhe reagimet e trajnerit John Dahl Tomasson dhe Alexander Isak ishin po të njëjta me ata të Federatës së Futbollit të Suedisë, pasi e cilësuan fitoren e Kosovës si të merituar. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark