Insajderi
Insporti

Pas fitores – vjen reagimi i protagonistit të ndeshjes me Suedinë

Insajderi
09 September 2025 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas fitores – vjen reagimi i protagonistit të ndeshjes me Suedinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosova shënoi një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Suedisë në kualifikimet për Botërorin 2026, me Vedat Muriqin si protagonist të mbrëmjes.

Sulmuesi kosovar realizoi golin e dytë të Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke siguruar tre pikët e para për ekipin e trajnerit Franco Foda.

Pas ndeshjes, Muriqi shfaqi gëzim dhe krenari për ekipin përmes një postimi në Instagram: “Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, duke vlerësuar përkushtimin dhe frymën e skuadrës.

Pas humbjes së thellë me Zvicrën, Kosova mbrëmë shënoi fitore me 2:0 ndaj Suedisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark