Prokuroria jep detaje për rrjetin kriminal që u arrestua pas shpërthimit në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje për rrjetin kriminal që u arrestua pas shpërthimit në QKUK

    Insajderi
    09 September 2025 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot dhjetë persona gjatë një aksioni në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës.

    Në mesin e të ndaluarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ata dyshohen për veprat penale:

    “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” (neni 268 i KPRK), dhe

    “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (neni 366 i KPRK).

    Gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike psikotrope, armë zjarri si dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën hetimore.

    Prokurori i shtetit, në koordinim me Policinë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit janë ndaluar dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark