Asambleisti denoncon pushtetin e LDK-së në Fushë Kosovë: 370 mijë euro për objektin e banimit që u shndërrua në deponi bërllogu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleisti denoncon pushtetin e LDK-së në Fushë Kosovë: 370 mijë euro për objektin e banimit që u shndërrua në deponi bërllogu

    Insajderi
    09 September 2025 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleisti i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, Hasan Ismajli, ka denoncuar publikisht keqpërdorimin e një investimi të madh financiar që, sipas tij, është lënë në mëshirë të fatit dhe tashmë është shndërruar në deponi mbeturinash.

    Ai ka bërë të ditur se objekti në fjalë është ndërtuar përmes bashkëfinancimit të Komunës së Fushë Kosovës dhe një OJQ-je, me një vlerë prej 376,000 euro, por nuk ka arritur të vihet në funksion sipas qëllimit fillestar të projektit.

    “Ky objekt, i ndërtuar përmes bashkëfinancimit Komunë-OJQ, me një vlerë prej 376,000 euro sipas marrëveshjes, fatkeqësisht ka filluar të shndërrohet në një deponi mbeturinash. Kjo situatë përbën jo vetëm shpërdorim të fondeve publike dhe të sektorit civil, por njëkohësisht paraqet edhe rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik”, ka deklaruar Ismajli.

    Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse dhe palët kontraktuese që të ndërmarrin masa urgjente për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e objektit, në mënyrë që ai të shërbejë sipas destinimit fillestar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark