Shefi i NATO-s, reagon: Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia, absolutisht e rrezikshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shefi i NATO-s, reagon: Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia, absolutisht e rrezikshme

    Insajderi
    10 September 2025 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë ishte “absolutisht e rrezikshme”.

    Ai tha se mbrojtja ajrore e NATO-s “u aktivizua dhe siguroi me sukses mbrojtjen e territorit të Aleancës, ashtu siç është e parashikuar të bëjë”. Sipas tij, disa aleatë të NATO-s morën pjesë në rrëzimin e dronëve rusë, përfshirë Holandën, Italinë, Poloninë dhe Gjermaninë.

    Rutte theksoi se ende nuk është bërë një vlerësim i plotë i incidentit.

    “Pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, është absolutisht e pakujdesshme, absolutisht e rrezikshme. Por, vlerësimi i plotë është ende duke u kryer”, tha Rutte.

    “Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndalo luftën në Ukrainë. Ndalo së shkeluri hapësirën ajrore të aleatëve. Dhe, dije se ne jemi të gatshëm, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark