Osmani para disa muajsh mburrej me shkollën publike: Donim t’i rrisnim vajzat si gjithë të tjerët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani para disa muajsh mburrej me shkollën publike: Donim t’i rrisnim vajzat si gjithë të tjerët

    Insajderi
    11 September 2025 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Mos harroni që ka njerëz të çmendur”, “s’ua kam frikën”, “Serbia po m’kërcënon”, “nuk i kam pa statuset e Prindonit”, ishin disa prej shprehjeve me të cilat presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u mundu me arsyetu pse vajzat e saj po ndjekin mësimin në një shkollë private, e njekohësisht me u largu prej kritikave që ju banë asaj dhe burrit të saj, Prindon Sadriu, për deklarata e statuse skandaloze.

    Çifti presidencial dje u përgjigjën me tone të forta ndaj kritikave që erdhën publikisht, pse fëmijët e tyne janë në shkollë private, përkundër që janë fëmijët e presidentes së vendit, që në parim, do duhej me qenë shembull për besimin në sistemin publik arsimor të Kosovës.

    Kjo situatë ka shkaktu reagime të mëdha, jo veç për shkak të kundërshtive në deklarata, por edhe për mënyrën arrogante dhe ofenduese me të cilën u munduan me e mbyll krejt këtë debat.

    Po e rikujtojmë: veç disa muaj ma herët, në dhjetor të vitit të kalum, vet Osmani kishte deklaru publikisht:

    “Si prindër, kemi vendos që vajzat tona me shku në shkollë publike, se duam që ato të rriten si krejt fëmijët tjerë në Kosovë. Kështu edhe një politikan e kupton ma mirë se me çka përballen qytetarët çdo ditë”.

    E sot, në një konferencë për media, presidentja doli me e “sqaru” këtë ndryshim. Tha se arsyeja pse i kanë çu vajzat në shkollë private është siguria. Por një pjesë e madhe e konferencës nuk u përdor për me dhanë sqarime konkrete, por për me sulmu gazetarët.

    Ajo i lidhi ata indirekt me Radoiçiqin, e në raste tjera u mundu me i “marrë me të mirë”.

    Osmani tha se siguria e vajzave të saj është rrezik, e se vendimi për shkollën private ka qenë i detyrueshëm. Por përpos këtij arsyetimi, ajo përdori edhe një gjuhë shumë të papërshtatshme, edhe fyese për njerëzit që përballen me kondita të shëndetit mendor.

    “Në këtë vend ka njerëz të çmendur që mundet me na bo keq”, ishte një prej shprehjeve që e përsëriti më shumë se një here, një deklaratë joempatike dhe thellësisht stigmatizuese.

    Me qenë president i një vendi dhe me përdor terma të tillë, është jo vetëm e papranueshme, por edhe shumë e rrezikshme, sepse kontribuon në stigmatizimin e një grupi shumë të ndjeshëm në shoqëri, në një kohë kur Kosova ka nevojë për më shumë vetëdijesim për shëndetin mendor.

    Përveç kësaj, presidentja shprehu haptas zhgënjimin e saj ndaj institucioneve të drejtësisë. U ankua se askush nuk po e merr seriozisht, duke lanë me u kuptu që ndoshta po injorohet me qëllim nga sistemi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark