Insajderi
Analiza

30 premtime të parealizuara në Kaçanik – Mandati i katërt i Besim Ilazit përfundon me dështime në arsim, infrastrukturë, sport e urbanizëm

Insajderi
11 September 2025 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
30 premtime të parealizuara në Kaçanik – Mandati i katërt i Besim Ilazit përfundon me dështime në arsim, infrastrukturë, sport e urbanizëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishte premtuar realizimin e 94 projekteve nëse do të fitonte edhe një mandat qeverisës. Mirëpo, katër vite më vonë, ai ka dështuar t’i përmbushë 30 prej tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjatë fushatës zgjedhore, Besim Ilazi si kandidat për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës, kishte bërë gjithsej 94 premtime.

Sipas hulumtimit të publikuar nga Instituti GAP, nga këto premtime vetëm 41 janë përfunduar, 8 janë gjysmë të përmbushura, 15 vetëm se kanë filluar, ndërkohë 30 premtime nuk kanë nisur fare.

Insajderi iu sjell 30 premtimet e Ilazit, që janë nga fusha e arsimit, infrastrukturës, kulturës, sportit dhe urbanizmit, realizimi i të cilave as nuk ka filluar.

Arsim:

1. Ndërtimi i ShFMU “Emin Duraku” në Kaçanik, pas marrjes së ndihmës nga Qeveria

2. Ndërtimi i aneksit të Gjimnazit “Skënderbeu”, pas marrjes së ndihmës nga Qeveria

Infrastrukturë:

1. Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës nga stacioni i pylltarisë deri në Lybeten

2.Ndërtimi i stazës së çiklizmit Kaçanik – Hani Elezit, përgjatë lumit Lepenc

3. Ndërtimi i objektit si kullë për vizitorë mbi bashkimin e dy lumenjve

4.Asfaltimi i rrugës “Hamëz Jashari” dhe “5 Martirët e Lirisë” – Koxhaj

5.Asfaltimi i rrugës alternative – Biçec

6.Ndërtimi i një fabrike për trajtimin e ujit të pijes në Sepetin-Dubravë

7.Ndërtimi i kolektorit për ujërat e zeza Gërlicë – Guri i Shpuar

8.Hartimi i projektit të kolektorit për ujëra të zeza, Sllatinë – Guri Shpuar

9.Ndërtimi shtratit të lumit Lepenc, segmenti Bob – Kovaçec

10.Ndërtimi i shtratit të lumit Nerodime, segmenti Xhamia e Dëshmorëve – Runjevë

Kulturë:

1.Hartimi i strategjisë së re për turizëm

2.Shërbime publike

3.Studimi i fizibilitetit të liqenit të Ivajës

4.Inkasimi i faturës së mbeturinave nga administrata komunale

5.Fillimi i ndarjes në burim të mbeturinave (kompostimi)

6.Dizajnimi dhe ndërtimi i rrethit te Ura e Konakut

7.Zgjerimi i urës mbi lumin Lepenc në fshatin Nikaj

8.Hartimi i planeve rregullative

Sport:

1.Rregullimi i stadiumit ndihmës afër stadiumit “Besnik Begunca”

Urbanizëm

1.Hartimi i hartës së infrastrukturës dhe transportit.

2.Hartimi i hartës për mbrojtjen nga rreziqet natyrore

3.Hartimi i hartës për hapësirat publike dhe sociale

4.Hartimi i hartës për objektet/hapësirat sportive

5.Hartimi i hartës së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore

6.Hartimi i hartës për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve

7.Hartimi i hartës për posedim/shfrytëzim të tokës

Gazeta Insajderi para rreth dy muajve ka dërguar pyetje te Kryetari Besim Ilazi në lidhje me arsyet e mosrealizimit të këtyre projekteve, por përkundër kësaj, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Besim Ilazi ka mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Kaçanikut që nga viti 2014. Ky ka qenë mandati i tij i katërt dhe i fundit në krye të komunës. Për zgjedhjet e këtij viti, Ilazi nuk ka kandiduar më për postin e kryetarit. Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark