Insajderi
Lajme

Mustafa: Nuk lejojmë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Insajderi
23 April 2016 - 13:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Isa Mustafa ka ripërsëritur qëndrimin e tij e Serbia nuk do të lejohet që të organizojë zgjedhjet parlamentare në territorin e Kosovës.

”Nuk lejojmë që dikush nga Serbia të vijë të organizojë vendvotime këtu. OSBE do t’i kryejë këto… janë diku rreth 5 qendra të grumbullimit të votimit. Vetëm grumbullohen ato vota, nuk numërohen këtu, nuk shpallen rezultatet këtu. Barten në Serbi si vota të qytetarëve që kanë dyshtetësi”, ka thënë ai.

“Nuk flitet për zgjedhje klasike të Serbisë në Kosovë, por vetëm për grumbullim të votave nga serbët në Kosovë, të cilët kanë dyshtetësi. Sepse edhe në të gjitha vendet tjera, qytetarët që kanë dyshtetësi, kanë të drejtë që të votojnë. Këtë të drejtë edhe ne ua kemi siguruar me Kushtetutë”, ka thënë Mustafa, njofton Evropa e Lirë.

Kryeministri Mustafa këto komente i ka bërë pas një takimi që ka pasur më drejtuesit e Odave Ekonomike në Kosovë.

Ndryshe, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë, ditë më parë ka njoftuar se do ta ndihmojë procesin e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.

OSBE, me anë të një komunikate për media, ka njoftuar se “do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave në Kosovë për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote qasje në zgjedhjet parlamentare serbe të datës 24 prill 2016”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark