"Besohet se është hedhur nga një ndërtesë" - hetuesit federalë në kërkim intenziv ndaj dorasit që vrau njeriun e Turmpit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Besohet se është hedhur nga një ndërtesë” – hetuesit federalë në kërkim intenziv ndaj dorasit që vrau njeriun e Turmpit

    Insajderi
    11 September 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit federalë dhe forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle intensive në lagjet përreth Utah Valley University, ndërsa vazhdon kërkimi për autorin e dyshuar të vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.

    Sipas Komisionerit të Departamentit të Sigurisë Publike të Utah, Beau Mason, autoritetet kanë arritur të ndjekin lëvizjet e të dyshuarit pas sulmit, raporton CNN, përcjell Insajderi.

    “Ai besohet se është hedhur nga një ndërtesë ku ka kryer të shtënat dhe më pas është larguar nga kampusi, duke hyrë në një nga lagjet përreth,” deklaroi Mason të enjten në mëngjes.

    Agjentët federalë dhe policia lokale po trokasin derë më derë në zonën e Orem, duke intervistuar banorët dhe kërkuar dëshmi që mund të ndihmojnë në lokalizimin e të dyshuarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark