Arian Tahiri: Qytetarët e Mitrovicës më kanë kërkuar të kandidoj, mbështetja është e jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Arian Tahiri: Qytetarët e Mitrovicës më kanë kërkuar të kandidoj, mbështetja është e jashtëzakonshme

    Insajderi
    11 September 2025 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se kandidimi i tij është përgjigje ndaj kërkesës së qytetarëve mitrovicas, të cilët, sipas tij, e kanë kërkuar këtë qysh më herët.

    “Është nder i madh për mua mbështetja që kam marrë nga strukturat e PDK-së. Procesi i kandidimit është i brendshëm në parti dhe ka pasur mbështetje të plotë. Por, përtej saj, jam jashtëzakonisht mirënjohës për qytetarët e Mitrovicës që më kanë përkrahur për katër vjet rresht,” tha Tahiri.

    Ai shtoi se mbështetja për kandidaturën e tij është e gjerë dhe reale, jo vetëm nga partia, por edhe nga qytetarët.

    “Të gjitha matjet dhe perceptimet janë shumë pozitive, por përtej tyre, unë e ndjej mbështetjen e qytetarëve dhe besoj se ka një bashkim të mitrovicasve për të fituar këtë garë,” u shpreh ai, duke shtuar se “Do të fitojmë, do të qeverisim dhe do të bëjmë shumë punë të mira.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark