Insajderi
Lajme

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitjen e vitit 2022 në Prizren

Insajderi
12 September 2025 - 09:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitjen e vitit 2022 në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të enjten është ekstraduar një person nga Shqipëria pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast të grabitjes e cila kishte ndodhur më 22.07.2022, në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark