
Komuna e Shtimes, nën drejtimin e Qemajl Aliut nga Vetëvendosje, ka shpërblyer me 10 tenderë brenda një dite kompaninë e Dashnim Jasharit. Dyshimet janë ngritur pasi fituesi i këtyre tenderëve është nipi i Ruzhdi Jasharit, ish kandidat për kryetar të komunës dhe ish asamblist i kësaj partie. Insajderi sjell detaje.
Gazeta Insajderi
Komuna e Shtimes, e udhëhequr nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes, para 4 dite i ka dhënë disa kontrata, që kanë ngritur dyshime.
Bëhet fjalë për 10 kontrata, që janë dhënë në të njëjtën ditë, madje të njëjtës kompani.
10 kontratat e dhëna janë nënshkruar me 11 shtator 2025.
Rregullim, asfaltim i rrugëve, ndriçim publik, kanalizim, rregullim i trotuarëve, janë punët që do t’i kryejë kompania fituese, për të cilat edhe i ka nënshkruar tenderët.
Insajderi ka renditur tenderët sipas pasqyrës së dalë nga dokumentet, jo sipas ndarjes së bërë nga E prokurimi:
Kontrata e parë: Asfaltimi i rrugëve dhe trotuarve në Godanc i Eperm,Kanalizim atmosferik në Rr.Vllëzerit Hyseni, Kanalizimi në Rr. Sopjani”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 89 mijë 917.55 euro.
Kontrata e dytë: Rregullim rrugeve,dhe kanalizimi Reçak Rrivitalizimii Kubzave në rr 28 nentori ,zgjerimi i Rr 15 Janari”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 79 mijë e 992.60.
Kontrata e tretë: “Rregullimi i rrugëve dhe kanalizimit në Godanc të Poshtem seg. i Rr 17
shkurti , betonimi i kanaleve atmosferik, Rr. Reçica”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 89 mijë e 905.40 euro.
Kontrata e katërt: Asfaltimi i rrugëve dhe rregullimi i ndriçimit publik në Shtime. Revitalizimi i trotuarit në Rr. Anton Cetta dhe Rr. Shefket Muhadini”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 89 mijë e 992.70 euro.
Fitues i tenderëve është kompania “Dashnim Jashari B.I”.
Kontrata e tretë: Rregullimi i trotuarve dhe asfaltim i rrugëve në Mollopolc shtegu te ujavara ,trotuar te Rr.Neziraj ,kanalizim te Kulla”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 89 mijë e 970.60 euro.
Kontrata e pestë: Rrënimi i Objekteve”, , është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 2,692.00 euro.
Kontrata e gjashtë: Asfalltimi i rrugëve, ndriçimit dhe trotuarit në Gjurkoc Zgjerimi i rrugës Besim
Sopa,Dislokimi i fushës sportive,Rr Gjergjaj Kanalizim në Rr Kana”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 89 mijë e 743.30 euro.
Kontrata e shtatë: Asfaltim i rrugëve dhe rregullim i ndriçimit publik në Petrovë Rivitalizimi në Rr Beqa dhe XH.Xhemshiri,në Rr H.Hysenaj,A,Ademaj dhe Rr. Rashiti, kanalizimi atmosferik,Trotuar në Mehdi Korani ,Rr. Hyrë Emini dhe Kruja”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 89 mijë e 743.30 euro.
Kontrata e tetë: Rregullimi i trotuarve dhe asfaltim i rrugëve në Mollopolc shtegu te ujavara ,trotuar te Rr.Neziraj ,kanalizim te Kulla”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 89 mijë e 970.60 euro.
Poashtu fitues i tenderëve është kompania “Dashnim Jashari B.I”.
Tutje, kontrata e nëntë: “Rregullim rrugëve,ndriçimi dhe kanalizimi në Zborc Trotuar deri te
Shkolla, Rr Idriz Sadiku”, është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 79 mijë 841.40 euro.
Kontrata e 10’të: Asfaltimi i rrugës në fshatin Rancë Rr. Kuvendi i Lezhes është nënshkruar me vlerën e përgjithshme 39 mijë e 924.50 euro.
Kush është kompania Dashnim Jashari B.I, që u shpërblye me 10 tenderë brenda një dite nga pushteti i Shtimes?
Biznesmeni Dashnim Jashari është nipi i Ruzhdi Jashari, i cili kishte qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës në vitin 2017, dhe tash asamblist i kësaj partie.
Nga viti 2017 deri më 2020 ai ka qenë asamblist i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Shtimes.
Para kalimit në Vetëvendosje, Ruzhdi Jashari ka qenë në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Shtime.
Insajderi ka raportuar edhe më parë për ndarjen e tenderëve ndaj kësaj kompanie. Insajderi.org