Memli Krasniqi për nisjen e fushatës zgjedhore: Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë – PDK 191 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Memli Krasniqi për nisjen e fushatës zgjedhore: Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë – PDK 191

    Insajderi
    13 September 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke publikuar një videomesazh drejtuar qytetarëve të Kosovës.

    Në deklaratën e tij, Krasniqi rikujtoi se katër vite më parë PDK-ja fitoi besimin për të udhëhequr në më së shumti komuna të vendit, dhe se ky besim iu kthye qytetarëve me punë, projekte dhe rezultate konkrete.

    “Edhe këtë herë, zgjedhja është e qartë: për qeverisje të përgjegjshme, projekte konkrete dhe një komunë që ecën vetëm përpara. Më 12 tetor, ekziston mundësia për ta bërë Ma Mirë komunën tuaj: PDK – 191!”, u shpreh Krasniqi. Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor, ku PDK synon të ruajë dhe të rrisë numrin e komunave që qeveris, duke prezantuar modelin e saj të qeverisjes #MaMirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark