Trump pyetet si po ndihet pas vdekjes së Kirkut: Shumë mirë, po ndërtojmë një sallë vallëzimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump pyetet si po ndihet pas vdekjes së Kirkut: Shumë mirë, po ndërtojmë një sallë vallëzimi

    Insajderi
    13 September 2025 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tyler Robinson, i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, u arrestua të enjten në mbrëmje dhe u identifikua publikisht të premten.

    Ai u arrestua të enjten në mbrëmje pas një kërkimi 33-orësh, njoftoi drejtori i FBI-së, Kash Patel.

    Presidenti amerikan Donald Trump u pyet nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë se si ndihej.

    “Z. President, ju shpreh ngushëllimet e mia. Ngushëllimet e mia për humbjen e mikut tuaj Charlie Kirk. Si po ia dilni zotëri?”, e pyeti një gazetar Trumpin.

    “Dua të them, shumë mirë. Nga rruga, i shihni të gjithë ata kamionë atje? Ata sapo kanë filluar të ndërtojnë një sallë të re vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë, të cilën ata janë përpjekur ta bëjnë, e dini, për rreth 150 vjet. Dhe do të jetë e bukur. Ndërtim absolutisht madhështor. Sapo kemi filluar, kështu që do të përfundojë shumë bukur. Dhe në fakt do të jetë një nga më të mirat në botë”, u përgjigj Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark