Fansja shqiptare hedh sutjenat në skenë, El Morad reagon ashpër dhe e turpëron publikisht - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Fansja shqiptare hedh sutjenat në skenë, El Morad reagon ashpër dhe e turpëron publikisht

    Insajderi
    14 September 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur El Morad ka qenë në qendër të vëmendjes pas koncertit të tij të fundit në Shqipëri, ku një situatë e papritur befasoi të gjithë të pranishmit.

    Gjatë performancës, një vajzë nga publiku hodhi reçipetat e saj në skenë, duke e kthyer momentin në një gjest provokues.

    El Morad reagoi menjëherë dhe në mënyrë të prerë. Ai i shtyu menjëherë nga skena dhe më pas u pa duke pështyrë – një gjest që u interpretua si shenjë e qartë e pakënaqësisë së tij. Reperi nuk e pranoi aspak këtë veprim, duke treguar hapur se nuk i toleron sjellje të tilla nga fansat e tij.

    Duke qenë një artist me bindje fetare të forta dhe një besimtar mysliman, shumëkush e ka parë këtë reagim të lidhur me parimet e tij morale dhe shpirtërore.

    Për El Morad, gjesti i vajzës ka qenë i papranueshëm dhe vulgar, duke cenuar atmosferën e koncertit që ai e sheh si një hapësirë arti dhe respekti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark