
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po paraqitet si dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.
Gjatë pyetjeve nga avokati i Thaçit, Rubin ka folur për takimin e parë me Thaçin, të cilin thotë se e ka takuar për herë të parë në një restorant në New York, në kohën kur ai sapo ishte bërë kryeministër i Kosovës.
“Më kujtohet takimi i parë. Ishte një djalë i ri. Herën e parë jemi takuar në New York. Erdhi në restorant si kryeministër. Më habiti, nga një djalë i ri ishte bërë kryeministër. Kjo ndodhi në një restorant në New York,” tha Rubin para trupit gjykues.
Ai gjithashtu kujtoi edhe takimin e fundit me Thaçin, që sipas tij ka ndodhur në vitin 2018, kur Thaçi ishte president i Kosovës.
“Besoj se hera e fundit që jemi takuar ka qenë në vitin 2018, kur ai ishte president. Kemi punuar për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të sjellë paqe mes Kosovës dhe Serbisë,” shtoi Rubin./ Gazeta Insajderi/