Dëshmia e Rubin, Syla: O ku jemi kanë e ku kemi ra, amerikanët sot as nuk folin me qeverinë e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmia e Rubin, Syla: O ku jemi kanë e ku kemi ra, amerikanët sot as nuk folin me qeverinë e Kurtit

    Insajderi
    15 September 2025 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas dëshmisë së gjatë të James Rubin për lidhjet e Hashim Thaçit dhe UÇK-së me administratën e atëhershme amerikane, gazetari Valon Syla tha se Kosova ka rënë në një gjendje ku më amerikanët as nuk flasin me qeverinë e sotme.

    Syla ndau një fotografi të Hashim Thaçit dhe James Rubin, ndërsa shprehu frustrimin e tij me gjendjen aktuale të Kosovës, duke thënë: “O ku jemi kanë e ku kemi ra.”

    Syla tërhoqi paralele duke thënë se ndërsa ish-zyrtarë të administratës amerikane shkojnë në Hagë për të dëshmuar në mbrojtje të UÇK-së, me qeverinë e Kosovës sot SHBA-ja as nuk flet.

    “Ndërprejnë bashkëpunim me Qeverinë e tij, që as flamurat e shteteve s’i njohin se le mo njerëzit e Shtetit më të fortë e më mik të Kosovës”, shkroi Syla në Facebook.

    Po ashtu, Syla pati ca fjalë edhe për disa eksponentë të klasës në pushtet që filluan menjëherë të tallen me Hashim Thaçin, pasi Rubin tha se ai nuk e kontrollonte UÇK-në në tërësi.

    “Ju jeni të çmendur nga inati, edhe shpresoj se e kuptoni që Hashim Thaçi s’ka shitë farmerka qysh kanë qef me fol çiftat e Vjosës e Pecit, por ka ndjellë miqësi me ma të fortit e asaj kohe për ne, për Kosovên…”, tha më tej Syla.

    Dëshmia e Rubin gjatë së hënës hodhi dritë mbi bashkëpunimin e fortë të Thaçit me administratën amerikane, si dhe për rolin e tij në drejtimin e UÇK-së kah Perëndimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark