Arrestohet Artan Abrashi, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet Artan Abrashi, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes

    Insajderi
    23 April 2016 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të shtunën se në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar anëtari i kryesisë së këtij subjekti, Artan Abrashi.

    Sipas Vetëvendosjes, ky arrestim, u bë me urdhërarrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë aktivisti Artan Abrashi.

    “Arrestimet e tilla nga ky pushtet jolegjitim po tentojnë që ta dobësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në luftën e saj për një Kosovë sovrane e demokratike, kundër këtij regjimi autoritar”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

    “Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë. Gjykatat dhe Policia do të duhej të angazhoheshin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nyjet i kanë në majat e pushtetit”./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark