Insajderi
Lajme

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba, pesë shoferëve ua marrin patentën

Insajderi
17 September 2025 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba, pesë shoferëve ua marrin patentën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 214 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet se janë ndaluar pesë shoferë me shkelje të rënda, ndaj të cilëve është iniciuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit, si dhe janë konfiskuar disa automjete dhe motoçikleta.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 6 aksidente trafiku: 4 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 6 persona, 2 me dëme materiale.

“Policia apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark