Insajderi
Lajme

Muhaxheri tha se kriter për tender ishte përkatësia politike, reagon opozita: Arroganca dhe tallja me taksat e qytetarëve nuk kanë vend në Pejë

Insajderi
17 September 2025 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muhaxheri tha se kriter për tender ishte përkatësia politike, reagon opozita: Arroganca dhe tallja me taksat e qytetarëve nuk kanë vend në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Berat Ganiqi nga LVV në Pejë ka reaguar pas raportimit të Insajderit se Komuna e Pejës i ka ndarë një tender kompanisë “BK – CONSTRUCTION SH.P.K”, e cila udhëhiqet nga një mbështetës i LDK-së. 

Ganiqi tha se nuk ka mundur të besojë se Muhaxheri ka thënë që “kriter për dhënien e tenderit ka qenë përkatësia politike”.

“Po thotë kriter për dhënien e tenderit ka qenë përkatësia politike! Njëherë nuk i besova lajmit, hyra e lexova dy-tre herë, por Gazmendi kështu paska deklaruar. Arroganca dhe tallja me taksat e qytetarëve nuk kanë vend në Pejë“, ka shkruar ai.

Insajderi ka raportuar sot se Komuna që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, më 16.09.2025 ka nënshkruar një tender për “Ndërtimin e kanalizimit fekal në lagjen Kristal Xhemajl Kada”.

Kompania që fitoi kontratën është BK – CONSTRUCTION SH.P.K me një vlerë prej 87,625.00 euro.

 Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i kontaktuar nga Gazeta Insajderi, ka deklaruar se “kriteri ishte përkatësia partiake”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark