Ish-diplomati amerikan: Ndërprerja e Dialogut Strategjik u bë për shkak të veprimeve negative të Kurtit, jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-diplomati amerikan: Ndërprerja e Dialogut Strategjik u bë për shkak të veprimeve negative të Kurtit, jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës

    Insajderi
    17 September 2025 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-diplomati amerikan, Jonathan Moore, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën vjen si pasojë e faktit se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk po e bën punën e tij dhe se ka sjellje shumë negative.

    Moore thotë se këto sjellje negative nga Kurti po bëhen jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës.

    “Ky është rezultat i sjelljes si të zotit Kurti ashtu edhe të të tjerëve në nivel të lartë në Kosovë”, ka thënë Moore.

    Ai tutje ka thënë se si pasojë e mos reflektimit të Albin Kurtit, përfshirë edhe ndaj kërkesave të ish-ambasadorit Jeff Hovenier, raportet në mes të SHBA-së dhe Kosovës janë shumë të këqija tani kur Trump është rikthyer në pushtet.

    “Por tre e më shumë vjet pa përparim sepse Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër nuk donte të reagonte pozitivisht, ai nuk e bëri punën e tij, dhe pasojat e kësaj janë që marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Prishtinës janë shumë të këqija edhe tani në administratën Trump”, ka thënë Moore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark