Insajderi
Lajme

Arrestohet një person që publikoi foto me pistoletë

Insajderi
23 April 2016 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Podujevë një mashkull shqiptar, i cili kishte postuar në rrjete sociale një foto ku shihej me një pistoletë.

Të dyshuarit i është konfiskuar revolja Ekol tuna 9mm ndërsa me urdhër të prokurorit, ai është dërguar për mbajtje.

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 34 persona të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.  Prej tyre, 33 ndodhën në mbajtje./Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark