Arrestohet një person në Mitrovicë - Ishte shpallur në kërkim pasi kishte hedhur lëndë djegëse në një dyqan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Mitrovicë – Ishte shpallur në kërkim pasi kishte hedhur lëndë djegëse në një dyqan

    Insajderi
    18 September 2025 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person që ishte shpallur në kërkim për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” është arrestuar.

    Bëhet fjalë për Ç.B. 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në një dyqan në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë të Jugut.

    Ai është ndaluar.

    “Me datën 18 shtator 2025, është arrestuar peroni i dyshuar i shpallur ne kërkim për veprën penale-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Arrestimi i të  dyshuarit :  Ç. B., 26 vjeçar shtetas i republikës se Kosovës është bërë në aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale -Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm  ku dyshohet për hedhje te  një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.  Pas intervistimit, me aktvendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark