Insajderi
Lajme

Besnik Osmani: Fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë Kosovë më të zhvilluar

Insajderi
18 September 2025 - 13:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besnik Osmani: Fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë Kosovë më të zhvilluar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar një fabrikë të skeleve në këtë komunë, e cila tashmë eksporton produktet e saj në 12 shtete të botës. Ai e ka cilësuar këtë si shembullin më të mirë të fuqisë së iniciativës private dhe të tregut të lirë në krijimin e zhvillimit ekonomik dhe vendeve të reja të punës.

“Vizita jonë në fabrikën e skeleve në Fushë Kosovë na bëri krenarë për suksesin e një biznesi vendas që eksporton në 12 shtete të botës, përveç tregut lokal. Ky është shembulli më i mirë se si iniciativa private, tregu i lirë dhe konkurrenca sjellin zhvillim ekonomik dhe rrisin punësimin në qytetin tonë”, ka deklaruar Osmani.

Ai theksoi se LDK si parti e djathtë beson fuqishëm se mbështetja e biznesit privat është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Fushë Kosovë.

“Ashtu siç komuna ka mbështetur deri më tani iniciativat e tilla, ne do ta rrisim edhe më fuqishëm këtë rrugë, duke i dhënë hapësirë dhe përkrahje të plotë sipërmarrjes vendore”, u shpreh kandidati i LDK-së.

Osmani ka thënë se me këtë qasjeje Fushë Kosova do të ketë një ekonomi më të fortë dhe më shumë mundësi për qytetarët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark