Uran Ismaili me zgjidhjet për Hajvalinë, fton qytetarët në tubimin e sontëm në orën 19:00 (VIDEO) - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili me zgjidhjet për Hajvalinë, fton qytetarët në tubimin e sontëm në orën 19:00 (VIDEO)

    Insajderi
    18 September 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët e lagjes Hajvali të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet sonte, nga ora 19:00, në shkollën “Shkëndija”.

    Në këtë tubim, përveç prezantimit të platformës së tij me pesë zgjidhjet për problemet më të mëdha të kryeqytetit – përmirësimi i trafikut brenda 18 muajsh, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, kthimi i Prishtinës nga betoni te komuniteti dhe Prishtina e së ardhmes.

    Ismaili do të prezantojë edhe projektet identifikuese specifike për lagjen Hajvali.

    Projektet kryesore për Hajvalinë përfshijnë:

    Unazën rrugore që kufizon Hajvalinë;

    • Rrugë me gjerësi 30 m, shteg biçikletash, trotuar me hije dhe park përgjatë saj;
    • Zhbllokimin e trafikut të brendshëm të lagjes;
    • Hapësira publike përgjatë unazës;
    • Përfshirjen e komunitetit në dizajn dhe mirëmbajtje;

    Formalizimin e pronave, zhbllokimin e kapitalit të qytetarëve dhe legalizimin;

    Ndërtimin e një çerdheje të re publike;

    Revitalizimin e qendrës së kulturës;

    Terrene sportive dhe aktivitete kulturore;

    Përmirësimin e kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore;

    Ndriçim publik dhe sinjalizim rrugor.

    Për realizimin e këtyre projekteve është paraparë një buxhet prej 8 milionë eurosh.

    Sipas Ismailit, ky plan synon të rikthejë cilësinë e jetës në Hajvali dhe ta kthejë këtë lagje në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe me infrastrukturë moderne për banorët e saj.

    Video e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark