Betohen 19 kadetë të rinj të FSK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohen 19 kadetë të rinj të FSK-së

    Insajderi
    19 September 2025 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u mbajt sot ceremonia ushtarake e betimit të 19 kadetëve të rinj të gjeneratës 2029.

    Sipas njoftimit të publikuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, kjo gjeneratë e re ka fituar me meritë vendin në Akademinë Ushtarake, pasi ka kaluar me sukses sfidat e “Javës 0” dhe muajit të rekrutimit.

    “Me guxim, disiplinë dhe këmbëngulje, ata dëshmuan se janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut. Sot, me betimin solemn, ata nisin rrugëtimin e tyre të ri për t’u bërë udhëheqësit e së ardhmes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark