
Një person i dyshuar për disa vepra penale të vjedhjes është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Policisë në Facebook, më 18 shtator 2025, rreth orës 01:00 të mëngjesit, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, pranë një marketi, i dyshuari ka tentuar të kryejë veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Policia, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje, ka arritur të sigurojë prova materiale që lidhin të njëjtin person me një vjedhje të mëhershme të kryer në të njëjtin lokacion.
Për më tepër, hetimet kanë zbuluar se i njëjti person dyshohet për përfshirje edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur më herët në një dyqan tjetër tregtar në qytetin e Prizrenit.
– vjedhje – me datën 11.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,
– vjedhje – me datën 16.09.2025, në rrugën “Ekrem Rexha” – Prizren,
– vjedhje e rëndë në tentativë më datë 18.09.2025 dhe
– posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thotë Policia.