
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka zhvilluar takim me banorët e Smallushë.
Kandidati i LDK-së edhe për një mandat tjetër në krye të Lipjanit, ka shtuar se përkrahja masive nga këta banorë, është dëshmia më e qartë se programi i tyre është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.
“Smallusha, një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë, sonte tregoi se është mobilizuar si kurrë më parë, me përkrahje masive dhe energji të jashtëzakonshme në mbështetje të programit tonë me punë. Kjo është dëshmia më e qartë se programi ynë është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Aty kanë përfunduar projekte infrastrukturore dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe shkolla e re. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Përtej fjalëve me punë për Lipjanin!“, shkroi Ahmeti.