Rikthim i fuqishëm: Ish-asambleisti i zëshëm nga Kodra e Trimave, Shefqet Osmani, në garë me numrin 28 nga radhët e LDK-së - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Rikthim i fuqishëm: Ish-asambleisti i zëshëm nga Kodra e Trimave, Shefqet Osmani, në garë me numrin 28 nga radhët e LDK-së

    Insajderi
    20 September 2025 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefqet Osmani njihet si një ndër asamblistët më të zëshëm dhe më të vendosur në mbrojtjen e parasë publike. Gjatë mandatit qeverisës 2017–2021, përfaqësuesi i LDK-së u bë i njohur për kritikat e tij të forta, por gjithmonë racionale, ndaj kryetarit të atëhershëm të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke denoncuar shfrytëzimin e mjeteve të qytetarëve. Për këtë arsye, qytetarët e kujtojnë si një zë të fortë që nuk bëri kompromis me interesin publik.

    Me reputacionin e tij si “gardiani i publikes”- i pronës dhe parasë së qytetarëve-Osmani ka vendosur t’i rikthehet Asamblesë Komunale. Në këto zgjedhje lokale, ai kandidon sërish nga lista e LDK-së, me numrin 28.

    Kush është ish-asambleisti që po synon rikthimin në Kuvendin Komunal të Prishtinës?

    I lindur në Koliq në vitin 1969, Osmani filloi shkollimin në vendlindje dhe e vazhdoi në Prishtinë, ku përfundoi shkollën e mesme teknike në drejtimin e elektroteknikës. Studimet i vazhdoi në Sarajevë, Beograd dhe më pas në Prishtinë, ku diplomoi në vitin 2008.

    Në vitin 1993 themeloi ndërmarrjen “Sh.p.k Arbëria”, të cilën e ka drejtuar me përkushtim për mbi tri dekada, duke krijuar vende pune dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik e social të komunitetit.

    Përveç biznesit dhe politikës, Osmani ka dhënë kontribut edhe në sport. Në vitin 1996 themeloi Klubin e Futbollit “Arbëria”, i cili funksionoi deri në vitin 2002 dhe u shndërrua në një simbol shprese për të rinjtë, në një kohë sfidash të mëdha për vendin.

    Një figurë e respektuar në shërbim të qytetarëve

    Shefqet Osmani njihet sot si një personalitet i përkushtuar dhe i afërt me qytetarët. Ai ka dëshmuar se fjala e dhënë është zotim i mbajtur, duke e fituar respektin si në lagjen e tij, ashtu edhe në gjithë kryeqytetin. Kandidatura e tij me numrin 28 në listën e LDK-së është rikthimi i një zëri të besueshëm, që ka treguar se interesin publik e vë mbi gjithçka.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark