Hyseni: Të rinjët tanë janë e sotmja dhe e ardhmja e komunës sonë, janë shpirti i fitores së LDK-së - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hyseni: Të rinjët tanë janë e sotmja dhe e ardhmja e komunës sonë, janë shpirti i fitores së LDK-së

    Insajderi
    20 September 2025 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni gjatë ditës së sotme është takuar me të rinjët e Llapit.

    Hyseni ka thënë se me të rinjët ka diskutuar hapur për shqetësimet që ata i kanë, sikur edhe për neglizhencën e vazhdueshme të pushtetit në ikje që atyre t’ju krijojë mundëstië dhe hapësirën që e meritojnë.

    “Kanë vullnet e kanë gatishmëri, mbi të gjitha kanë dije e përkushtim që të kontribuojnë për Podujevën tonë”, ka shkruar ai.

    Tutje, ai ka shtuar se qeverisja jonë do t’i trajtojë dinjitetshëm, do t’i trajtojë në mënyrë të barabartë, duke ua shtrirë dorën e bashkëpunimit si dhe duke u hapur mundësi të reja.

    “Në rrugëtimin tonë drejt 12 tetorit jemi bashkërisht, jemi një!”, ka theksuar Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark