Operacion policor në Vushtrri: Katër persona të arrestuar, njëri ishte në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion policor në Vushtrri: Katër persona të arrestuar, njëri ishte në arrati

    Insajderi
    21 September 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion policor në tri lokacione në komunën e Vushtrrisë, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona, shkruan Insajderi.

    Sipas komunikatës së përbashkët, tre nga të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Detyrim”, ndërsa një tjetër ishte në arrati dhe kërkohej për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

    Operacioni është zhvilluar në dy lokacione në fshatin Ropicë dhe një në qytetin e Vushtrrisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa operacioni vazhdon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark