Ekrem Hyseni: Pakënaqësitë me pushtetin në ikje janë të shumta, dhe si rezultat ndryshimi është domosdoshmëri e pashmangshmëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ekrem Hyseni: Pakënaqësitë me pushtetin në ikje janë të shumta, dhe si rezultat ndryshimi është domosdoshmëri e pashmangshmëri

    Insajderi
    21 September 2025 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni, gjatë ditës së sotme është pritur në familjen e kandidatit për Asamble, Arben Xhemajli, në Kërpimeh, me ç’rast diskutuan për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane.

    “Pakënaqësitë e tyre me pushtetin në ikje janë të shumta, dhe si rezultat ndryshimin e shohin si domosdoshmëri e pashmangshmëri”, ka thënë Hyseni.

    Ai tutje ka shtuar se Programi ynë trajton qartë nevojat dhe kërkesat e tyre dhe ofron zgjidhje konkrete!

    “Prandaj, më 12 tetor të gjithë bashkërisht me këtë vullnet e mobilizim t’i japim Podujevës qeverisjen që e meriton!”, ka theksuar Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark