Insajderi
Lajme

Kupchan: Vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA

Insajderi
21 September 2025 - 22:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kupchan: Vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndonëse Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti vazhdon të minimizojë nivelin e prishjes së raporteve me SHBA-të, nga Uashingtoni e thonë të kundërtën – situata në këtë rrafsh është serioze.

Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, ka deklaurar se do të ishte vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me një mbështetës kaq të fortë si SHBA.

“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, ka thënë Kupchan për REL.

Ai ka thënë se Kosova und të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-të.

“Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara”, ka thënë Kupchan.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark