“A mund të ndikojë kafja?” – Pyetja banale e avokatit të dorasit të Liridona Ademajt, kjo ishte përgjigjja e ekspertit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A mund të ndikojë kafja?” – Pyetja banale e avokatit të dorasit të Liridona Ademajt, kjo ishte përgjigjja e ekspertit

    Insajderi
    22 September 2025 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gjykatën Themelore po vazhdon shqyrtimi i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt.

    Dëshminë në këtë seancë e ka dhënë ekspert i neuropsikiatrisë,Bujar Obertinca, i cili ka prezantuar rezultatet e ekspertizës psikiatrike për Granit Plavën.

    Betinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, shkruan Insajderi.

    Gjatë seancës, avokati i Granit Plavës, Skender Gojani, ngriti pyetje të pazakontë lidhur me ditën e ngjarjes.

    “Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji, ditën e ngjarjes ka pirë shumë kafe. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?.

    Prokurorja kërkoi të refuzohej kjo pyetje, por gjykatësja tha se lejohet.

    Eksperti Obertinca tha: Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundur t’i japë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me veprën.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark