Insajderi
LifeStyle

Zyrtarisht, sot hyjmë në vjeshtë

Insajderi
22 September 2025 - 12:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zyrtarisht, sot hyjmë në vjeshtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, në orën 20:19, hyjmë zyrtarisht në stinën e vjeshtës – dita e ekuinoksit vjeshtor po shënon momentin kur dita dhe nata barazohen pothuajse në të gjithë hemisferën veriore.

Drita e diellit fillon të zvogëlohet gradualisht dhe netët bëhen më të gjata se ditët.

Është një pikë kthese në ciklin e natyrës, që simbolizon ekuilibrin, ndryshimin dhe përgatitjen për muajt e ftohtë që na presin.

Dita sot na përkujton se gjithçka është në lëvizje, dhe çdo stinë sjell bukuritë dhe ritmin e saj unik. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark