Dembela apo Yamal? Ky do të jetë fituesi i Topit të Artë sipas kompanive të basteve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Dembela apo Yamal? Ky do të jetë fituesi i Topit të Artë sipas kompanive të basteve

    Insajderi
    22 September 2025 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të mbahet sonte në “Théâtre du Châtelet” të Parisit dhe siç e parashohin kompanitë e basteve, Ousmane Dembélé është në “pole-position”.

    Ylli francez i Paris Saint-Germainit, kampion i botës në vitin 2018, kuotohet me vetëm 1,25, përpara spanjollit të Barcelonës, Lamine Yamal (5,25), rival kryesor për këtë trofe.

    Prapa dy pretendentëve kryesorë, pozitat tjera janë më të paqarta, shkruan “Gazeta Express”.

    Portugezi i PSG-së Vitinha e zë pozitën e tretë dhe e mbyll podiumin me kuotën 17,20, përpara Mohamed Salahit të Liverpoolit (18,40) e Raphinhas së Barcelonës (27,40), i cili e pati një sezon të jashtëzakonshëm me 34 gola e 25 asistime, numra superiorë karshi atyre të Yamal.

    “Outsider” të tjerë janë Khvicha Kvaratskhelia (Napoli-PSG, 63,40) e Achraf Hakimi (PSG, 43,60).

    Kylian Mbappé (Real Madrid), në parashikime është jashtë Top 10.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark