Haradinaj kritikon qeverinë për rrugën Klinë - Gjakovë: Edhe sa kohë i duhet Qeverisë Kurti për të përfunduar këtë projekt? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kritikon qeverinë për rrugën Klinë – Gjakovë: Edhe sa kohë i duhet Qeverisë Kurti për të përfunduar këtë projekt?

    Insajderi
    23 September 2025 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për rrugën Klinë – Gjakovë, e cila ka filluar në vitin 2017 dhe ende nuk ka përfunduar.

    Përmes një video të postuar në “Facebook”, ai ka thënë se nuk e di edhe sa kohë i duhet Qeverisë Kurti për të përfunduar këtë projekt.

    Sipas tij, Qeveria Kurti e ka humbur kuptimin për të qeverisur Kosovën.

    “Meqenëse po mburret Qeveria e Kosovës, kjo rrugë u nis në 2017, Klinë – Gjakovë. Vetëm sot, prej Kinës deri në Gjakovë dhjetëra automjete dëmtohen në këtë rrugë, e shihni se në çfarë gjendje është. Nuk e di edhe sa kohë i duhet Qeverisë së Kosovës me e përmbyll këtë projekt. Por të jeni të qartë se do t`i vjen ndryshimi edhe këtij vendi. Respekt për gjithë ata që ndihmojnë në ndryshimin e radhës, sepse kjo qeveri e ka humbur kuptimin më me e qeverisë Kosovën”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark