Kane i 13-ti në Topin e Artë shkakton zemërim, del një klauzolë lirimi nga Bayerni - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kane i 13-ti në Topin e Artë shkakton zemërim, del një klauzolë lirimi nga Bayerni

    Insajderi
    23 September 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër një sezoni fantastik të kaluar me Bayern Munichun, ku e fitoi Bundesligën dhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit, Harry Kane përfundoi në vendin e 13-të në garën për Topin e Artë.

    Këtë lajm natyrisht nuk e kanë pritur mirë tifozët bavarezë, por edhe më rëndë e ka pësuar vetë lojtari, i cili, edhe pse nuk është ndalur kurrë së shënuari, në shtatë edicionet e këtij çmimi nuk ka arritur të shkojë kurrë më shumë se në vendin e 10-të.

    Ndërkohë, mediumi gjerman “Bild” bën të ditur se ish-futbollisti i Tottenhamit mund ta bëjë një rikthim të pabesueshëm në Premierligë, përcjell “Gazeta Express”.

    Krejt kjo falë një klauzole shkëputjeje të kontratës e cila do të aktivizohet në fund të sezonit të tretë, më saktësisht nga 1 korriku i vitit 2026.

    Kane, 32-vjeç, është i lidhur me Bayern Munichun deri në qershor të vitit 2027.

    Deri tash i ka shënuar 98 gola në 103 ndeshje me ekipin nga “Allianz Arena” dhe në fund të sezonit të kaluar e fitoi trofeun e parë në histori të tij, duke u shpallur kampion i Gjermanisë.

    Në fillim të këtij sezoni përfaqësuesi gjerman e fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë më gjigantin bavarez.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark