Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me drogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me drogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt

    Insajderi
    23 September 2025 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ka pasur njerëz që janë marrë me drogë e që kanë gënjyer kinse e kanë financuar UÇK-në.

    Haliti në këtë intervistë ka thënë se UÇK ka pasur qëndrim shumë strikt dhe as kafe e as edhe një qindarkë s’e kanë marrë nga dikush për të cilin e kanë ditur që merret me trafik droge.

    “Kur i kanë pyet për drogë, kanë thënë e kemi financu UÇK-në, por ato kanë qenë gënjeshtra. Ne kemi pasë qëndrim shum strikt, kurrë një njeri që ka shitë drogë s’e kemi taku dhe as një lek e as një kafe, të pakten unë s’e kam pi”, ka thënë Haliti në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark