Bombarduesit rus në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bombarduesit rus në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

    Insajderi
    23 September 2025 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca e Atlantikut të Veriut ka aktivizuar nenin 4 pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga dy bombardues rus.

    Në takimin e saj NATO ka paralajmëruar Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore nën kërcënimin e forcës. NATO dhe aleatët e saj do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet nga të gjitha drejtimet, sipas një deklarate të lëshuar nga të 32 anëtarët e aleancës pas konsultimeve në Bruksel, raporton A2 CNN.

    Incidenti është pjesë e një modeli veprimesh të kohëve të fundit nga Rusia që janë “përshkallëzuese, rrezikojnë llogaritje të gabuara dhe rrezikojnë jetë”, tha NATO. Incidenti ndodhi pas një fluturimi dymbëdhjetë-minutësh të avionëve luftarakë rusë mbi territorin estonez dhe ndërhyrjes së më shumë se 20 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake.

    Thuhet gjithashtu se një dron rus ka fluturuar në hapësirën ajrore të partnerit të NATO-s, Rumanisë. Në fund të takimit pati një reagim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark