
Policia e Kosovës ka arrestuar pasditën e së djeshmes një person në oborrin e një shkolle në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë si dhe 0.23 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti është ndaluar në oborrin e shkollës dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një sasi prej 0.23 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.