Matthaus u shfaq tek Topi i Artë me të dashurën e tij gati katër dekada më të re - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Matthaus u shfaq tek Topi i Artë me të dashurën e tij gati katër dekada më të re

    Insajderi
    24 September 2025 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë personazhe të famshëm nga bota e futbollit parakaluan përgjatë tapetit të kuq në ceremoninë e Topit të Artë, dhe mes tyre u vu re kapiteni legjendar gjerman, Lothar Matthaus, që tërhoqi vëmendje të madhe.

    Gjermani i famshëm erdhi në eventin e madh të çmimeve të futbollit në kryeqytetin e Francës me të dashurën e tij të, 38 vjet më të re – Theresa Sommer, një influencuese 26-vjeçare nga e cila ka qenë praktikisht i pandashëm muajt e fundit.

    Mattheus ka pas vetes një histori dashurie shumë të stuhishme me pesë martesa, pesë divorce, fëmijë nga tre marrëdhënie të ndryshme dhe histori dashurie që shpesh tërhiqnin më shumë vëmendje sesa sukseset e tij sportive, përcjell tch.

    Gruaja e fundit, ruse Anastasia Klinko, ishte 27 vjet më e re se ai, por tani ky “rekord” është thyer, pasi e zgjedhura e re është madje 38 vjet më e re se gjermania e famshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark