Giroud e pranon: Në të kaluarën s’e kam pritur që Dembele do ta fitonte Topin e Artë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Giroud e pranon: Në të kaluarën s’e kam pritur që Dembele do ta fitonte Topin e Artë

    Insajderi
    24 September 2025 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Topi i Artë 2025 shkoi për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembelen, edhe pse pati pakënaqësi, mbi të gjitha nga babai i Lamine Yamalit, Mounir Nasraoui.

    35 gola e 16 asistime në të gjitha garat janë fakte të padiskutueshme për sezonin fantastik që e kaloi ylli francez.

    Karriera e tij u përshkua me ulje dhe ngritje, ndërsa Olivier Giroud e pranon se nuk e priste një arritje të tillë të ish-futbollistit të Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

    Duke folur për “L’Equipe”, ish-sulmuesi i Chelseat, Arsenalit e Milanit e pranoi se në kohët kur luante në Kombëtare bashkë, nuk e kishte imagjinuar një arritje aq të madhe të Dembeles.

    “Nëse do ta shihja atë si një fitues potencial të Topit të Artë? Është e vështirë ta them, por kur e shihja çdo ditë në Kombëtaren franceze, jo, nuk e shihja të mundur domosdoshmërisht këtë, si një mundësi për ta fituar Topin e Artë”, deklaroi fillimisht sulmuesi i Lillet.

    “Për ta fituar Topin e Artë, duhet ta kesh talentin, por edhe një sezon të mirë. Ai e ka talentin, por i është dashur ta kishte sezonin e mirë, në klubin e duhur, ndërsa ka fituar gjithçka. Topi i Artë varet gjithmonë edhe nga sukseset kolektive”, përfundoi Giroud.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark