Ministri e komandanti i FSK-së u pritën në vizitë zyrtare në Pentagon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri e komandanti i FSK-së u pritën në vizitë zyrtare në Pentagon

    Insajderi
    23 April 2016 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, u pritën në vizitë zyrtare në Pentagon të SHBA-ve.

    Në takim u diskutuan sfidat e sigurisë, me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor, si dhe sfidat e Kosovës në aspektin e sigurisë.

    Ministri Demolli dhe gjeneral Rama zhvilluan takim në Zyrën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, ku u pritën nga kolonel James Lampton,shef i shtabit për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi

    Sipas një komunikate të FSK-së, në takimin e ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës me kolonelin Lampton, e ku ishin të pranishëm edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Aivës, gjeneral Timothy Orr dhe Atasheu amerikan i Mbrojtjes i akrediar në Kosovë, kolonel Chad Butts, u diskutuan sfidat e sigurisë, e me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor, si dhe sfidat e Rubrikës së Kosovës në aspektin e siguris

    Më këtë rast, ministri i ministrisë për FSK e njoftoj kolonelin Lampton mbi hapat që ka ndërmarrë shteti i Kosovës duke aprovuar ligjin i cili ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në luftërat e huaja, duke theksuar edhe rezultatet e arritura të gjithë faktorëve dhe institucionev e të shtetit në parandalimin e këtij fenomeni, i cili ka qenë i shprehur jo vetëm në Kosovë por në përgjithësi në rajonin e Ballkanit dhe si rezultat i këtij angazhimi numri i shtetasve të Kosovës i angazhuar në luftëra të huaja është zvogëluar dukshëm

    Në takim me palën amerikane, ministri Demolli dhe komandanti i FSK –së, gjeneral Rama i njoftuan zyrtarët amerikan edhe mbi procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, si dhe mbi përgatitjet që janë bërë për një transformim sa më të suksesshëm dhe mbi hapat e ndërmarrur politike për arritjen dhe përfundimin e procesit të transformimit të Forcës së Kosovës

    Nga ana e tij, gjeneral Rama foli për zhvillimin dhe profesionalizmin e FSK-së, aktivitet e Forcës brenda vendit, si dhe për bashkëpunimin e saj me ushtritë e shteteve të rajonit e më gjerë.

    Në takimin me ministrin Demolli dhe gjeneralin Rama, shefi i shtabit për Rusi, Ukrain ë dhe Euroazi i Zyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, koloneli James Limpton shprehu gatishmëri dhe mbështetje për procesin, si dhe premtojë mbështetje të vazhdueshme për Kosovën në fushën e sigurisë.

    Gjatë takimit kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në MFSK bëri një prezantim me temë ”FSK dhe Partnerët”, ndërsa major Berat Shala bëri prezantim për ushtrimin fushor të FSK-së ”Eagle 5”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark