Lëndohet një person në Ferizaj, i bie në kokë një objekt i fortë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohet një person në Ferizaj, i bie në kokë një objekt i fortë

    Insajderi
    25 September 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar në Ferizaj ka pësuar lëndime pasi nga një objekt në ndërtim i ka rënë në kokë një objekt i fortë. 

    Rasti që ka ndodhur pasditen e së mërkurës, është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

    “Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore për shkak se derisa ishte duke ecur në rrugë pranë një objekti në ndërtim i ka rënë një objekt i fortë në kokë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Rasti thuhet se është nën hetime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark