Arsenali interesohet për Kenan Yildiz, Juventusi e vlerëson mbi 100 milionë euro - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali interesohet për Kenan Yildiz, Juventusi e vlerëson mbi 100 milionë euro

    Insajderi
    25 September 2025 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kenan Yildiz po kalon një formë të shkëlqyer me Juventusin.

    20-vjeçari turk, i cili mund të luajë si sulmues qendror, mesfushor ofensiv apo anësor, sezonin e kaluar spikati me 12 gola dhe nëntë asiste, ndërsa këtë edicion e ka nisur sërish fuqishëm me dy gola dhe katër asistime në vetëm pesë paraqitje.

    Paraqitjet mbresëlënëse të talentit kanë tërhequr vëmendjen e Arsenalit.

    Skuadra e Mikel Artetës ka kontaktuar Juventusin për një transferim të mundshëm në të ardhmen, megjithatë klubi italian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari.

    Bardhezinjtë e vlerësojnë Yildiz mes 100 dhe 120 milionë eurove dhe synojnë ta blindojnë me një kontratë të re afatgjate.

    Marrëveshja aktuale e tij është e vlefshme deri në vitin 2029, por Juventus është i përgatitur të ofrojë kushte të përmirësuara për ta mbajtur një nga talentët më premtues të futbollit evropian në Torino.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark