Besnik Osmani viziton familjet “punëtore e kontribuuese” në Bardhi të Madh: Ne si LDK përfaqësojmë – respekt për punën - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Besnik Osmani viziton familjet “punëtore e kontribuuese” në Bardhi të Madh: Ne si LDK përfaqësojmë – respekt për punën

    Insajderi
    25 September 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Fushë Kosovë, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot vizita në Bardhi të Madh, ku është pritur nga dy familje, për të cilat tha se përfaqësojnë punën, përkushtimin dhe kontributin për komunitetin.

    “Amrush Bajqinca, së bashku me familjen e tij, kujdeset për rreth 30 krerë lopë, duke u bërë një nga furnizuesit kryesorë të fshatit dhe qytetit me qumësht e produkte të tij. Ky angazhim është shembull i punës së ndershme dhe i përkushtimit për cilësi e qëndrueshmëri në treg”.

    Po ashtu, Osmani vizitoi edhe familjen e Haxhi Hilmi Xhigolit, për të cilin tha se prej vitesh njihet për kontributin e madh ndaj komunitetit.

    “Përkushtimi i tij i gjatë dhe i sinqertë e ka bërë atë një figurë të respektuar në fshat. Këto vizita janë dëshmi e vlerave që ne si LDK përfaqësojmë – respekt për punën e ndershme, për ata që kontribuojnë në ekonomi e shoqëri, dhe për ata që ndër vite kanë dhënë shumë për komunitetin e tyre”, u shpreh Besnik Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark