Insajderi
Lajme

Publikohen pamjet e sulmit brenda ambienti të Komunës së Prishtinës – ja si nisi gjithçka

Insajderi
25 September 2025 - 18:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohen pamjet e sulmit brenda ambienti të Komunës së Prishtinës – ja si nisi gjithçka
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident i paprecedentë u raportua dje te Komuna e Prishtinës, ku u raportua se kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, u sulmua me shishe të çelçit.

Autor i sulmit dyshohet të jetë asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërsa motivi i incidentit ende nuk është bërë i ditur.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur policia ka marrë informacion për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre persona të përfshirë në rast”, tha Pllana, duke shtuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Më poshtë gjeni pamjet e sulmit të publikuara nga Reporteri:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark